Partizani ka publikuar çmimet e biletave për derbin e parë të sezonit kundër Tiranës, që do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 3 tetor në orën 19:00.
Çmimet e biletave për përballjen mes rivalëve të vjetër të kryeqytetit variojnë nga 500 lekë (tribunat pas porte) në 5000 lekë (tribuna VIP).
Të gjithë ata që nuk kanë mundësi që të ndjekin derbin e parë sezonal në stadium, mund ta shohin në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar.




