Tuesday, August 26, 2025

Prag Dinamo City-Jagelonia e Polonisë, Bernard Berisha: Do të hyjnë në fushë për ta fituar ndeshjen, pse jo edhe për ta përmbysur rezultatin e sfidës së parë

Lexo

Dinamo vijon përgatitjet në stadiumin “Selma Stërmasi“ në prag të ndeshjes me Jagelonian, e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndeshjen e parë Dinamo është mundur 3-0, por futbollisti Bernanrd Berisha thekson se në futboll asgjë nuk është e pamundur. Ai beson se skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë për ta fituar ndeshjen dhe për të arritur kualifikimin.

Dinamo  e ka humbur 3-0 ndeshjen e parë të raundit të tretë të Ligës së Konferencës. Blutë e Ilir Dajës u mundën në transfetë nga Jagelonia e Polonisë. Ndeshja e kthimit luhet të enjten dhe futbollisti i Dinamos, Bernard Berisha tregon për RTSH Sport se çfarë duhet të bëjë skuadra e tij në këtë ndeshje.

“Mendoj se kishte ca gjëra pozitive në ndeshjen e parë, duke marrë parasyshë se kundërshtari ishte shumë i mirë, me lojtarë kualitativë, kishte ndeshjen nën kontroll. Kishte disa momente ku mund të kishim bërë më mirë. Pavarësisht humbjes kjo ndeshje na ndihmon që të përmirësohemi, të luajmë në grup dhe të ndihmojmë njëri tjetrin”.

Berisha thekson se do të hyjnë në fushë për ta fituar ndeshjen. Pse jo edhe për ta përmbysur rezultatin e sfidës së parë.

“Ne do zbresim në fushë për fitore, si në çdo ndeshje, do mundohemi të japim më të mirën tonë, të tregojmë një lojë kolektive. Kemi mundësi, do mundohemi ta fitojmë ndeshjen. Në futboll asgjë nuk është e pamundur. Me këtë grup që kemi gjithçka është e mundur”.

I rikthyer në kampionatin shqiptar Berisha premton se do të bëjë maksimumin për ta rikthyer Dinamon në majën  e futbollit shqiptar.

“Do mundohem të jap më të mirën, por duke u mbështetur te grupi që kemi dhe te trajneri. Objektivi do ë jetë titulli kampion”.

Por çfarë e bindi Berishën të rikthehet në kampionatin shqiptar

“Realisht kishte shumë kohë që isha larguar nga kampionati shqiptar, por të gjithë e dinë që unë gjithmonë mundohem të jap më të mirën nga vetja. Shpresoj të përshtatem sa më shpejt me grupin. Dëshira ime ishte shumë e madhe të punoja me trajnerin Daja, por ishte dhe dëshira e presidentit dhe klubit. Kam ardhur këtu me dëshirë, dhe shpresojmë të rikthejmë Dinamon aty ku e ka vendin”.

Në prag të ndeshjes së kthimit me Jagelonian, për Dinamon shumë pranë rikthimit në fushë është mesfushori Qefalia. Ndërsa për kapitenin Dita duhet ende kohë për të vendosur deri përpara ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img