Wednesday, October 30, 2024

Prag Izraeli, kombëtarja U-19 fiton 3 me 0 miqësoren me “Internacional”

Lexo

Kombëtarja shqiptare e 19 vjeçarëve ka zhvilluar ditën e mërkurë një sfidë miqësore kundër ekipit të Internacional U-19. Ndeshja që u zhvillua në ambientet e kompleksit “Internacional”, në Pezë Helmez, u mbyll në favor të skuadrës së drejtuar nga trajneri Armando Cungu, të cilët fituan me shifrat 3-0.

Trajneri Cungu pati mundësinë të shikonte në këtë ndeshje gjendjen e të gjithë lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet që ekipi kombëtar do të zhvillojë ndaj Izraelit. Ekipi zbriti në fushë me këtë formacion: Ëeiper, Dervishi, Preka, Cehu, Bytyci, Nerguti, Zenelaj, Neziri, Asallari, Gjuzi, Bibo. Ndërsa në pjesën e dytë u aktivizuan edhe lojtarët e tjerë: Simoni, Zalli, Greca, Qefalija, Papaj, Thaleb, Halilaj, Arapi, Shpendi.

Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, me lojë të bukur, shumë raste të krijuara dhe tre gola në portën kundërshtare. Ishte Cehu ai që kaloi fillimisht në avantazh skuadrën e Cungut, me një gol të bukur në minutën e 10-të, ndërsa në pjesën e dytë të ndeshjes, protagonist u bë Cristian Shpendi, i cili shënoi dy gola për kuqezinjtë, duke vulosur kështu rezultatin final 3-0.

Shqipëria U-19 është grumbulluar që prej ditës së hënë dhe po vazhdon stërvitjet intensive në prag të dy sfidave që do të zhvillojë ndaj Izraelit, në datat 3 dhe 5 shtator në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img