Wednesday, May 8, 2024

Prag java e 23-të e Abissnet Superiore/Kukësi – Partizani, në ekranin e RTSH

Lexo

Kukësi – Partizani është sfida e javës së 23-të, e cila të premten, duke nisur nga ora 13:00, do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Dy ekipe me objektiva krejtësisht të ndryshme dhe ndoshta të paparashikuara në fillimin e sezonit, të paktën kjo për verilindorët. Aktualisht pas 22 javësh kampionat, Partizani është në vendin e dytë me 37 pikë, kurse Kukësi në vendin e nëntë me 25 pikë. Pra të kuqtë luajnë për titull kampion e blutë për të mbijetuar në Kategorinë Superiore.

Partizani vjen në këtë sfida pas dy fitoresh radhazi, 0-1 në transfertën e Ballshit dhe 3-0 ndaj Erzeni në shtëpi, çfarë i jep më shumë kurajë dhe besim të kuqve të Kolelës. Ndërkohë Kukësi me shumë ulje e ngritje, ndërsa për vitin 2023 në shtatë ndeshje të luajtura ka marrë tre fitore, një barazim dhe tre humbje, e fundit 0-1 ndaj Teutës në Durrës. Në fazën e parë, pikërisht në javën e tretë të kampionatit, Partizani pat fituar në Kukës, 2-1, çfarë e bën ndeshjen e së premtes dhe më interesante, po pse jo dhe më të ndërlikuar për verilindorët e Rrahman Hallaçit.

Megjithatë gjithçka do të jetë për fushën e lojës, kurse të premten do të luhet dhe Bylis – Egnatia dhe Erzeni – Laçi. E shtuna do të jetë për Tirana – Teuta dhe Vllaznia – Kastrioti, ndërsa javën e ardhshme do të luhet dhe Kupa e Shqipërisë, por dhe java e 24-tërt e Kategorisë Superiore.

JAVA 23 e Superiores

E premte, 24 shkurt 2023

Bylis – Egnatia              13:00

Kukësi – Partizani                   13:00

Erzeni – Laçi                  16:00

E shtunë, 25 shkurt 2023

Tirana – Teuta               17:00

Vllaznia – Kastrioti       17:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img