Thursday, October 16, 2025

Prag java e shtatë e Kategorisë së Parë. Pas kualifikimit në Kupë, Luftëtari pret në shtëpi kryesuesen Skënderbeu. Gjirokastritët kërkojnë fitoren para tifozëve të tyre

Lexo

- Reklamë -spot_img

Luftëtari do të rikthehet në fushë pas pushimit të kombëtareve dhe pas kalimit në turin e dytë për tu përballur në një ndeshje delikate me skuadrën e Skënderbeut, në kuadër të javës së shtatë.

Skënderbeu momentalisht mban vendin e parë me 16 pikë pas gjashtë javësh kampionat,synon të vazhdoj ecurinë pozitive dhe të ruaj distancën nga vendi i dytë,i cili mbahet nga Laçi me dhjetë pikë.

Nga ana tjetër Luftëtari renditet në vendin e nëntë të tabelës, ku pas gjashtë javësh kampionat ka grumbulluar vetëm shtatë pikë.

Gjirokastritët do të tentojnë suprizën para tifozëve të tyre edhe për faktin se stadiumi “Gjirokastra” ka qenë gjithmonë fushë e vështirë për Skënderbeun.

Ndeshja do të zhvillohet ditën e dielë në orën 14:00 dhe pritet të ketë një rëndësi si për kreun e renditjes, ashtu edhe për fundin e tabelës.

Në bazë të statistikave në ndeshjet mes tyre që nga viti 1999 e deri në vitin 2020 të dyja skuadrat jan përballur me njëra tjetrën plotë 26 herë, ku Skënderbeu dominon me fitoret e arritura ku numëron plotë 16 të tilla, ndërsa në kampin e Luftëtarit numërohen plotë 9 fitore, kurse të dyja skuadrat kan vetëm një barazim pa gola.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img