Kombëtarja e Kosovës është gati për supersfidën e mbrëmjes së martë për tu përballur me kombëtaren turke në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Ashtu si e gjithë skuadra, edhe trajneri i Kosovës, Franco Foda është optimist për një rezultat pozitiv në këtë ndesje historike.
Ndërsa vlerëson kundërshtarin, Foda theskoi në konferencën për shtyp të pragndeshjes se Kosova do të tentojnë gjithçka për të kaluar për më tej.
Trajneri përballë gazetarëve deklaroi se nuk shikon asnjërën nga skuadrat si favorite për takimin që do të luhet nesër
“Turqia është e fortë si në planin si ekip, por dhe në atë individual. Lojtarë si Yildiz, Guler dhe Calhanoglu janë cilësorë, por dhe ne kemi shumë lojtarë të mirë. Këtë ndeshje do të luajmë si të barabartë pasi jemi këtu me meritë të plotë, por nuk shikoj favorite në këtë duel. Për një gjë jam i sigurt, do të japim gjithçka për të fituar”, tha Foda.


