Saturday, November 23, 2024

Prag ndeshja, Vllaznia-Partizani, Brdariç: Sfidë e madhe për ne, vetëm për fitore në fushën e lojës

Lexo

Vllaznia dhe Partizani do të ndeshen të mërkurën në stadiumin “Loro Boriçi” në kuadrin e javës javës së 12-të të kategorisë Superiore. Një sfidë rivalësh tradicional, që për pas luhatjes së ndeshjeve të fazës së parë, tashmë skuadrat janë rikthyer tek rezultatet pozitive. Vllaznia është e treta në renditje me 17 pikë, ndërkohë që Partizani ka dy pikë më pak duke mbajtur vendin e katërt dhe të pestë me pikë të barabarta me Laçin. Në prag të kësaj sfide, nga kampi kuqeblu u paraqitën në konferencën e shtypit një ditë para ndeshjes, trajneri Brdariç dhe mbrojtësi Esin Hakaj. Për teknikun e kuqebluve, Thomas Brdariç, nuk ka asnjë justifikim, reshjet e dendura të shiut, kushtet e vështira të stervitjes, kalimi në kalçeto, mungesat e titullarëve, etj, që në sfidën e së mërkurës ndaj Partizanit të marrin fitoren tre pikëshe.

“Të mërkurën është një sfidë e madhe për ne, do jemi në fushën tonë, qytetin tonë dhe me tifozët tanë dhe shpresojmë të bëjmë një paraqitje sa më të mirë të mundshme. Nuk kemi kohë për t’u ankuar, edhe pse koha ka qënë me reshje shiu dhe kemi përfunduar në kalçeto. E dimë tashmë se si janë kushtet. Kemi punuar nga ana mentale me lojtarët për sa i përket kësaj çështjeje dhe jemi përqendruar vetëm te fitorja për nesër, ky është qëllimi ynë i vetëm për momentin. Pikë së pari ne duhet të kuptojmë se po ndërtojmë Vllazninë e re dhe kjo gjë kërkon pak kohë. Çdokush e di që ne nuk kemi kushtet më të mira, tani nuk do të ankohemi për këtë gjë, por duhet të fokusohemi te gjerat kyçe. Kur mungon dikush si Aralica do të kërkojmë një mundësi tjetër. Ne do të kemi dy tre lojtarë që janë të gatshëm dhe kanë dëshirë për të luajtur dhe do të zgjedhim 11-shen që mendojmë se është e duhura për të luajtur.”, tha ai.

Duke folur për raportet e përballjeve me kundërshtarin, Brdariç, tha se me Partizanin kemi një trend të mirë rezultate. “Megjithatë të mërkurën është një sfidë tjetër me Partizanin edhe ata kanë pasur rezultateve pozitive në ndeshjet e fundit. Sidoqoftë do të futemi në fushë për tëmarrë tre pikët dhe për të marrë fitoren. Sot fatmirësisht kemi bërë stërvitje në stadium dhe u morëm më shumë me mënyrën si do të luajmë nesër, megjithatë shpresojmë që çdo lojtar do përpiqet të jetë i gatshëm të luajë.”, shtoi ai.

Mungesa e tifozëve për disa ndeshje radhazi në “Loro Boriçi” ka qënë problem për skuadrën kuqeblu. “Sigurisht që pjesëmarrja e mbështetësve varet nga kushtet atmosferike në qytet, shpresoj që të jetë kohë e mirë. Unë e kam thënë gjithmonë që i jam falënderues çdo tifozi që vjen në stadium, qoftë një tifoz të vijë apo shumë më shumë unë prap do i falënderoj dhe do u jem shumë mirënjohës. Megjithatë nëse stadiumi do jetë i tejmbushur do jetë një shtysë shumë më shumë  edhe për ne.”, tha Brdariç.

Në mbyllje, pyetjes rreth merkmatos së janarit, Brdariç, iu përgjigj, kështu:”Nuk mendoj se është koha e duhur për të folur për merkaton e janarit, mendoj se duhet të përqendrohemi te ndeshja e nesërme. E di që është diçka e veçantë për ju për të folur rreth merkatos megjithatë në kohën e duhur do kemi edhe informacionet e duhura, derisa të vij merkato”, përfundoi trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, në prag të ndeshjes, Vllaznia-Partizani që luhet të mërkurën në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16.45.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img