Saturday, April 20, 2024

Daja, vlerëson Vllazninë, por rritja e Partizanit në lojë dhe kushtet komode të “Loro Boriçit” e bëjnë optimist për të marrë pikë

Lexo

“Vllaznia ka bërë një kampionat shumë të mirë vjet dhe e ka startuar edhe këtë sezon shumë mirë. Më kujtohen fjalët e një trajneri të Dinamos, i nderuari Bejkush Birçe që thonte ‘një lojë e bukur mbahet mend një javë, ndërsa rezultati hyn në histori’. Përballjet me Vllazninë janë ndeshje ku brenda është dhe kënaqësia dhe vështirësia. Ata luajnë një futboll të hapur, kjo shihet dhe nga golavarazhi, luhet në një vend që është komod se stadiumi ‘Loro Boriçi’ është një nga stadiumet e reja të Shqipërisë. Pavarësisht se tifozët shkodranë do të bëjnë tifo për skuadrën e tyre, dihet që nëse luan bukur dhe nëse merr pikë në Shkodër mund të dalësh edhe i duartrokitur. E gjitha kjo panoramë, do të thoja që ka edhe vështirësinë e vetë dhe bukurinë e saj për të luajtur futboll në Shkodër. Në këto ndeshje të fundit ku kemi marrë fitore, kryesorja ka qenë dëshira dhe sakrifica e lojtarëve për të shkuar te rezultati. Unë do të kërkoja vazhdimësinë që të bëhet një miksim ku motivimi, dëshira dhe sakrifica të jenë të parat. Ne kemi paraqitur oshilacione në marrjen e rezultateve, duhet të stabilizohemi në momentin e parë në marrjen e rezultatit, pastaj për të pretenduar edhe më tepër. Kemi ndryshuar, por që ende nuk jemi ende aty ku duhet të jemi. Besoj që me rikthimet e gjithë kontingjentit dhe me përmirësimin e gjendjes fizike të lojtarëve që kanë qenë të dëmtuar besoj se do të jemi aty ku ka klubi për objektivat e Partizanit. Vllaznia ka një ndër sulmet më të mira të kampionatit, por nuk besoj që janë të varur vetëm nga një lojtar. E rëndësishme për ne është që të fokusohemi tek të gjithë ekipi i Vllaznisë.”, tha ndër të tjera trajneri Daja, gjatë konferencës për shtyp dhënë sot në prag ndeshjen me Vllazninë.

Në vijim, ai foli edhe rotacionet e mundshme në skuadrën e tij, si dhe rastin e portjerit dhe të kapitenit Alban Hoxha, i cili nuk po aktivizohet në formacionin e parë.

“Ka pasur dy opsione nga stafi që mund të bëjmë edhe rotacion të mundshëm sepse ndeshjet janë afër, vendosëm që t’i japim përparësi atyre lojtarëve që kanë qenë këto 3-4 javë në formacion. Me afrimin e lojtarëve të dëmtuar mund të ndryshojmë diçka sepse nuk kanë diferencë të madhe me ata që luajnë në formacion. Ndërsa, në lidhje me portjerin Alban Hoxha, mund të them se ai ka vazhduar stërvitjen me grupin, edhe në seancat stërvitore kur ne luajmë, ai nuk është futur në portë sepse specifika e portierit është se nëse ke diçka në duar nuk luan dot sepse një gabim kushton shumë.”, përfundoi Daja.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img