Prag Partizani-Egnatia, gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Shqipërisë. Trajneri Gega: Të shfrytëzojmë fitoren e ndeshjes së parë 0-1, kërkojmë finalen dhe Europën!

Partizani kërkon triumfin në Kupën e Shqipërisë për të siguruar një vend në kupat e Europës sezonin që vjen. Trajneri Gega ka qenë i qartë në vigjilje të gjysmëfinales së kthimit me Egnatian, takimi ky që luhet të mërkurën në “Arenën e Demave”.

“Rezultati arritur në ndeshjen e parë në kupë? Ky rezultat do të thotë që jemi në garë. Kemi arritur një rezultat 1 – 0 po si është një javë nuk është javën tjetër. Egnatia është një ekip i mirë, një ekip me kualitete jemi të vetëdijshëm. Ne vijmë pas një ndeshje me një rezultat jo të mirë dhe gjithsesi nuk mund të punosh me entuziazëm. Jam munduar këto 2 -3 ditë edhe pse koha e ngjeshur të korrigjojmë, analizojmë dhe përmirësojmë gabimet që kemi bërë”, tha Gega.

“Eshtë e rëndësishme kupa? Unë mendoj se për një klub si Partizani çdo ndeshje duhet të ishte finale kupe. E vetmja mënyrë është ti marrësh ndeshjet një nga një, por tani është fundi dhe nuk ka asnjë lloj shansi apo hapësire. Unë besoj se kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme”, pranoi trajneri i Partizanit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu