Komisari teknik i Polonisë ka nisur ndeshjen në distancë me Sylvinho-n. Sipas Jan Urban, Polonia në takimin e të enjtes do të tentojë që të kontrollojë duelin edhe pse në këtë panoramë mungon diçka.
“Nuk e dimë ende se si do të sillet në fushë Shqipëria. Ata kanë një skuadër që kujdeset shumë për aspektin mbrojtës edhe pse pres një ndeshje të hapur”, tha Jan Urban në konferencën e sotme për shtyp.
Sipas komisarit teknik të Polonisë, Levandovski me shokë do të tentojën që të kontrollojnë ndeshjen. “Dëshira ime është që t’i imponojmë mënyrën e lojës që duam rivalëve. Kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime”, tha 63-vjeçari.


