Skënderbeu dhe Vllaznia përballen mbrëmjen e sotme në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës. Pak çaste më parë dy trajnerët kundërshtarë kanë zyrtarizuar formacionet që do ta nisin nga minuta e parë.
Vllaznia do ta nisë ndeshjen me Skënderbeun, takim që luhet sonte në orën 20:00 me të njëjtët futbollistët që e nisi edhe një javë më parë në Shkodër me Tiranën. Në portë është Kristi Qarri, në mbrojtje, Gurishta, Juriç, Stojanoviç dhe Jago për të vijuar me treshen e mesfushës Alivoda, Deliu dhe Qato. Sulmi i është besuar kapitenit Balaj së bashku Esat malën dhe Kevin Dodaj, një i ri që nga ndeshja në ndeshje po bën mirë në fushën e lojë duke qënë një problematik për prapavijën kundërshtare.
Skuadra vendase e drejtuar nga tekniku Ivan Gzovdenoviç do të luajë me këtë formacion: Alia, Ramos, Prençi, Gerco, Vangjeli, Janaqi, Linkoln, Juri, Nikaj, Rashica, Bismark.
Trupa gjykuese e kësaj ndeshje përbëhet nga A. Beqiraj, A. Shkreta, F. Kolleshi (Tiranë) , S. Dyrmishi(Elbasan). Florjan Lata është në sistemin VAR dhe Orlando Kuka në AVAR.