Sunday, December 7, 2025

Prag Slloveni-Kosovë. Federata Sllovene e Futbollit pezullon shitjen e biletave për tifozët e Kosovës, i trembet skenarit të Bazelit dhe Göteborgut. Kualifikueset për Kupën e Botës 2026

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata Sllovene e Futbollit ka pezulluar shitjen e biletave për takimin me Kosovën, i cili do të jetë vendimtar për të dy skuadrat, të cilat aspirojnë që të marrin pjesë në fazën play-off të kësaj fushate eliminatoresh.

Kombëtarja e Kosovës do të luajë më 15 nëntor një nga ndeshjet më vendimtare në kualifikueset për Kupën e Botës 2026, përballë Sllovenisë në transfertë.

Një pikë nga kjo përballje do të ishte e mjaftueshme që “Dardanët” të sigurojnë një vend në fazën “play-off”. Por përballja e shumëpritur ka sjellë edhe zhvillime të pazakonta jashtë fushës.

Për herë të parë, Federata e Futbollit të Sllovenisë është detyruar të pezullojë përkohësisht procesin e shitjes së biletave, për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga tifozët e Kosovës.

Në një njoftim zyrtar, federata sllovene ka bërë të ditur: “Për blerjen e biletave në sektorin e mysafirëve, ju lutemi kontaktoni federatën e futbollit të ekipit mysafir. Gjatë blerjes së biletave në sektorin për tifozët sllovenë, duhet të respektohen rreptësisht të gjitha rregullat dhe udhëzimet e përcaktuara nga organizatori. Hyrja në stadium (përveç sektorit të mysafirëve) NUK do të lejohet me simbole të përfaqësueses së Kosovës”.

Kjo do të thotë se të gjitha biletat për sektorin e tifozëve kosovarë tashmë janë nën menaxhimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Megjithatë, duket se shumë tifozë shqiptarë kanë arritur të sigurojnë bileta edhe në sektorë të tjerë, pasi interesimi ka qenë kaq i madh sa federata sllovene u detyrua të ndalë përkohësisht shitjen.

Tashmë pritet që stadiumi në Slloveni të ketë një atmosferë të zjarrtë, ku “Dardanët” do të jenë të pranishëm në numër të madh për të mbështetur përfaqësuesen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij cikli kualifikues.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img