Jemi vetëm 5 ditë larg startit të Kategorisë Superiore. Ditën e dielë do të ngre siparin java e parë e Kategorisë Superiore, ku duele mjaftë interesante janë në program.
Ky sezon premton spektakël, ndërsa që në javën e parë kemi përplasje pretendentësh. Kjo javë do të luhet e ndarë në 2 ditë, ku 2 sfida do të zhvillohen të dielën dhe 3 të tjerat ditën e hënë.
Kështu gjithçka do të startojë me sfidën mes Dinamos dhe Egnatias, takim që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 20:00. Paralelisht do të luhet edhe në “Niko Dovana”, ku Teuta do të presë ekipin e Bylisit.
Ndërkohë ditën e hënë, gjithçka do të nis me sfidën mes Laçit dhe Tiranës. Përballje kjo që do të luhet në Laç në orën 17:00. Vëmendja më e madhe do të jetë të përballja mes Partizanit dhe Vllaznisë.
Në “Arenën e Demave” do të përplasin “brirët” mes tyre në orën 20:00, ku të dyja ekipet kërkojnë fitoren për ta nisur sezonin me këmbën e mbarë. Gjithashtu paralelisht me duelin në kryeqytet do të luhet edhe në Korçë, ku Skënderbeu pret Elbasanin.
Të dielën
Teuta-Bylis(20:00)
Dinamo-Egnatia(20:00)
Të hënën
Laçi-Tirana(17:00)
Partizani-Vllaznia(20:00)
Skënderbeu-Elbasani(20:00)
Fatos LAMAJ