“Kjo është ndeshja e tretë që luajmë brenda 8 ditëve. Kemi luajtur ndaj Skënderbeut në kampionat dhe Apolonisë për Kupë”.
Partizani do të udhëtojë këtë të diel për në “Niko Dovana” për tu përballur me Teutën në kuadër të javës së 21-të të “Abissnet Superiore”. Trajneri i të kuqve, Veselinoviç ka dalë në një konferencë për shtyp duke shpalosur objektivat për këtë sfidë.
Shorti i Kupës së Shqipërisë në turin çerekfinal ju ka përballur me Laçin?
“Nuk kam ndonjë koment të veçantë për shortin e Kupës. Duke qenë pjesë e shortit, kemi patur përballë 4 kundërshtarë. Tashmë e dimë që do të luajmë kundër Laçit dhe ajo që them gjithmonë është që duhet të kemi respekt maksimal për Laçin”.
Si e keni përgatitur sfidën ndaj Teutës?
“Kjo është ndeshja e tretë që luajmë brenda 8 ditëve. Kemi luajtur ndaj Skënderbeut në kampionat dhe Apolonisë për kupë. Patjetër që na pret një ndeshje e vështirë, kundrejt një kundërshtari cilësor dhe serioz. Këtë e kemi parë edhe në përballjet që kemi zhvilluar me Teutën deri tani. Nuk kam aspak dyshime që do të jetë një ndeshje me përgjegjësi dhe e fortë”.
Cila është gjendja e skuadrës?
“Domgjoni vazhdon të qëndrojë jasht ekipit. Përsa i përket pjesës tjetër është pak e vështirë të flas tani, pasi presim të zhvillojmë edhe stërvitjen e fundit për të vendosur”.
Mendoni se presioni më i madh do të jetë te Partizani apo te Teuta?
“Normalisht që jeta çdo ditë ka presionet e saj dhe nuk e di të them me cilën njësi matëse mund ta matim presionin me kilogram apo me litër. Kur ke 24 vite si trajner mund të thuash që ke goxha përvojë. Normalisht që kam 55 vite dhe kam përvojë, por gjithmonë ka ditë që ju befasojmë. Siç e thash presioni si presion egziston çdo ditë të jetës, por unë mendoj që duhet punë. Mendoj që jemi të privilegjuar që merremi me këtë punë, që nuk merren shumë njerëz në botë. Prandaj mendoj që fillimisht është privilegj dhe jo presion. Eshtë pak e vështirë të flasim për synimet, pasi ne jemi në një situatë që po ecim ndeshje pas ndeshje. Ndaj nuk preferoj të komentoj edhe ekipet e tjera pasi gjithkush ka strategjinë e vet”.
Partizani e ka kontigjentin e duhur për të përballuar luftën në dy fronte, Kampionat dhe Kupë?
“Momentalisht unë mund të flas vetëm për ndeshjen me Teutën. Gjithçka që lidhet me merkaton nuk është pyetje për mua. Edhe në konferencën e fundit e saktësova që përgjegjësia ime kryesore është të merrem me proçesin stërvitor, me planifikimin përsa i përket pjesës së fushës. Afati i merkatos është deri në 31 janar, do të shohim si do të zhvillohen situatat dhe më pas mund të flasim për këtë temë”.