Viti 2025 ka filluar me një qëndrim ndryshe nga ana e drejtuesve të KF Vllaznia sa i përket çmimit të biletave të stadiumit “Loro Boriçi”. Një gjë e tillë u pa edhe në sfidën e javës së kaluar të kampionatit Abissnet Superiore, kur për klasiken e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, u aplikua shitja e biletave me çmime të arsyeshme, ku edhe tifëria kuqeblu iu përgjigj me një pjesëmarrje më të gjërë sesa herët e tjera.
Në të njëjtën linjë ka vijuar edhe me ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, ajo për turin e 1/8 ku Vllaznia pret të mërkurën në stadiumin “Loro Boriçi” Besen e Kavajës.
Në publikimin zyrtar nga ana e KF Vllaznia, bëhet e ditur se çmimet për të ndjekur live këtë ndeshje në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”, çmimi është nga 100 lekë deri në 1500 tek zona VIP.
Biletat në shitje:
VLLAZNIA – BESA
Biletaria e Stadiumit “Loro Boriçi“
Të Mërkuren
(Ora 10:00 – 18:00)
Duke filluar nga sot, biletat mund ti gjeni:
Tek dyqani UNIVERSAL
(Ora 09:00 – 20:00)
ONLINE: https://shop.vllaznia.al/biletat/