Tuesday, September 9, 2025

Prag Vllaznia- FC Kolos Kovalivka(Ukrainë), “UEFA Women’s Europa Cup”. Vllaznia firmos me Carmen Martinez( Panama) dhe Olga Renteria(Meksikë)

Lexo

Të enjten, ora 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës,  Vllaznia e futbollit  femra, luan ndeshjen e parë të turit të parë në kompeticionin e “UEFA Women’s  Europa Cup” duke pasur përballë nënkampionen e Ukrainës, FC Kolos Kovalivka.

Pak ditë më parë, trajneri kuqeblu Nikolin Leka, bënte të ditur, se duke konstatuar ndonjë defekt në lojën e mesfushës së Vllaznisë në ballafaqimet eleminatore të Ligës së Kampioneve, presidenti Lazër Matija kishte projektuar marrjen e dy futbollisteve të huaja që i përkasin pikërisht këtij reparti.

Dhe, një gjë e tillë është bërë realitet mbrëmjen e djeshme, kur 25 vjeçarja nga Panamaja, Carmen Montenegro Martinez, dhe 23 vjeçarja Olga Renteria nga Meksika, kanë firmosuar kontratën zyrtare me Klubin e Futbollit Femra Vllaznia.

Menjëherë pas firmës së hedhur në kontratë, dy futbollistet në fjalë janë bashkuar me skuadrën kuqeblu, dhe të gjitha gjasat, trajneri Leka do t’i hedhë në fushën e lojës pasditen e së enjtes, në përballjen me ukrainaset e FC Kolos Kovalivka.

Siç bëjnë ditur në kampin kuqeblu, kontratat e dy futbollisteve nga Panamaja dhe Meksika, nuk janë vetëm për ndeshjet europiane, por edhe për të githë sezonion e ri futbollistik 2025-2026. Siç është bërë e ditur edhe më herët, dy përballjet e turit të parë të “Europa Cup” me nënkampionen e Ukranës, FC Kolos Kovalivka, do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, e parë me datë 11 shtator 2025 duke filluar nga ora 18:00, dhe e dyta një javë më pas, me datë 17 shtator, në të njëjtën orë, 18:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img