Prag Vllaznia-Laçi. Kuqeblutë me mungesat e Emanuel dhe Dross. Të shtunën, ora 16:00, në “Loro Boriçi”

Vllaznia ka lënë pas Partizanin, me atë fitore plotë vlerë në “Air Albania” me rezultatin 0 me 1 dhe tashmë është e përqëndruar totalisht tek sfida e radhës, ajo ndaj Laçit në kuadrin e  javës së 13-të  të Abissnet Superiore.

Në kampin shkodran janë duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për këtë sfidë shumë të rëndësishme, ku seanca e fundit e kësaj pragndeshje do të jetë të premten. Lajmet më të fundit nga skuadra kuqeblu bëjnë të ditur se për ndeshjen me Laçin,

Tekniku hungarez, Csaba Lazlo nuk do të ketë në dispozicion dy futbollistë të penalizuar me kartonë. I pari është talenti që po tërheq vemendjen e opinionit sportiv, Emmanuel Obinna Nëokporo, i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e javës së kaluar të luajuur në “Air Albania” me Partizanin”. Ndërsa, i dyti është Kristian Dros, i cili me kartonin e verdhë të marrë në po këtë ndeshje ka plotësuar numrin katër kartonëve të verdhë, që sipas rregullores skualifikohet për ndeshjen e radhës.

Ndërkohë, pjesa tjetër është stërvitur e plotë për të qënë gati pasditen e së shtunës në përballjen me Laçin.

Në kampin kuqeblu ka optimizëm për të vijuar rezultatet pozitive, ku një fitore tre pikëshe ndaj Laçit i forcon edhe më shumë pozitat e Vllaznisë në tabelën e klasifikimit.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe