Për kuqelutë e Vllaznisë, starti zyrtar i vitit 2026 do të jetë pasditja e së shtunës sës 10 janarit, me ndeshjen e Kupës së Shqipëri duke pasur përballë Pogradecin.
Në pritje të kësaj sfide, që për tifozërinë shkodrane është me shumë interes, jo vetëm me pritshmëritë e kualifikimit në turin tjetër, por edhe për kolaudimin e skuadrës për takimin e katër ditëve më vonë, Vllaznia-Egnatia, që konsiderohet si supersfida e javës së 19-të të Abissnet Superiore, kuqeblutë janë duke u përgatitur në kampingun ulqinak që prej datës 2 janar.
Ndërkohë, për t’i ardhur në ndihmë tifozëve shkodranë dhe më tej që janë të inetresuar të ndjekin nga pranë ballafaqimin Vllaznia-Pogradeci, klubi kuqeblu, ka nxjerrë në treg biletat e kësaj ndeshje, të cilat mund të sigurohen në pikat pranë stadiumit “Loro Boriçi”, Dyqani UNIVERSAL (Rrugica krah Ambulancës), Market Vllaznia pranë Stacionit të Trenit, por edhe onlinë në adresen : https://shop.vllaznia.al/biletat/
VLLAZNIA – Pogradeci
10 JANAR 2026 | 16:00
BILETAT NË SHITJE
Biletaria e Stadiumit “Loro Boriçi“
Të Shtunën
(Ora 10:00 – 17:00)
Duke filluar nga sot, biletat mund ti gjeni:
Dyqani UNIVERSAL (Rrugica krah Ambulancës)
Market Vllaznia
ONLINE: https://shop.vllaznia.al/biletat/



