Tuesday, December 2, 2025

Prag Vora-Dinamo, kapiteni Bruno Dita: Vlerësojmë kundërshtarin, besojmë tek fitorja. Dinamo, shumë shpejt në krye të renditjes

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kapiteni i Dinamos, Bruno Dita foli sot në konferencë shtypi në lidhje me ndeshjen e nesërme ndaj Vorës, e vlefshme për javën e 8-të të kampionatit Abissnet Superiore, që do të transmetohet në RTSH Sport në orën 14:00.

“Vora është një kundërshtar që ka treguar shumë dëshirë këto javë kampionati. Ne e kemi vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje, e dimë ku i ka pikat e dobëta kundërshtari. Kemi shumë besim te njëri-tjetri se do të dalim fitimtarë.

Ngjeshja e ndeshjeve në pak ditë? Dinamo ka një skuadër me shumë lojtarë dhe po ashtu me shumë cilësi. Mendoj se jemi në gjendje t’i përballojmë tri ndeshjet me Vorën, Partizanin dhe Teutën në kaq pak ditë.

Kur do ta shikojmë Dinamon në krye të tabelës së renditjes? Besoj shumë shpejt. Për kartonët e kuq që kemi marrë do të thosha se më shumë ka qenë çështje fati. Vetëm kaq. Nuk duhet ta ulim ritmin dhe agresivitetin në lojën tonë”, ka thënë mes të tjerash Dita.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img