Saturday, April 27, 2024

Pragndeshja, Erzeni-Vllaznia. Trajneri i shijakasve, Kapllani, kërkon fitore ndaj kuqebluve. Hyrja e tifozëve falas!

Lexo

Njëri prej çifte më interesant i javës së 19-të të kategorisë Superiore, është padyshim ai Erzeni-Vllaznia, takim i cili luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Niko Dovana” duke nisur nga ora 19:00. Në prononcimin e dhënë për mediat, trajneri i shijakasve, Xhevahir Kapllani, është shprehur optimist për marrjen e tre pikëve në këtë ndeshje.

Në fillim, Kapllani, ka bërë të ditur se  në sektorin ballor ku qëndrojnë sjijakas, hyrja do të jetë falas. Gjithashtu në dispozicion do të ketë sërisht autobusë falas pa limit drejt qytetit të Durrësit.

Duke polur kon kretisht për ndeshjen e mbrëmjes së sotme, Kapllani, bën të ditur një mungesë të rëndësishme siç është ajo e qendërmbrojtësit Nehar Sadiki dhe sulmuesit të krahut, Florijan Kadriu, të cilët nuk e kanë kaluar dëmtimin. Edhe kapiteni Gëzim Krasniqi nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme. Megjithatë, ai u shpreh optimist për fitoren ndaj Vllaznisë në ëkëtë ndeshje.

“Humbja ndaj Tiranës është lënë pas dhe e gjithë vëmendja është përqendruar te ndeshja e ditës së sotme ndaj Vllaznisë. Atmosfera është mjaft e mirë dhe kjo më bën optimist se ndeshja e sotme ndaj shkodranëve do të kalohet me sukses. Çdo mungesë në formacion është e rëndësishme, por unë kam besim te të gjithë futbollistët që do të jenë në vend të tyre. E rëndësishme është që skuadra është në formën e saj të mirë dhe kjo më bën të shpresoj te marrja e tri pikëve”, është shprehur ndër të tjera, trajneri Xhevahir Kapllani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img