Monday, November 25, 2024

Pragndeshja me Kastriotin. Josa, karikon skuadrën duke i kujtuar vuajtjet që patën me krutanët në “Loro Boriçi” në fazën e parë!

Lexo

Pak ditë në dispozicion ka pasur Vllaznia për tu përgatitur për ndeshjen e radhës me Kastriotin, kur kemi parasysh se ndeshjen e javës së 13-të e zhvilloi të hënën e kësaj jave, ndërkohë që të premten do të luajë në transfertën krutane.

Gjithësesi, kohën që ka pasur në dispozicion, tekniku Josa e ka shfrytëzuar për të bërë më mirën në proçesin stërvitor në mënyrë që ndaj krutanëve të merret rezultati pozitiv. “Ekipi i Vllaznisë ka vijuar ditën e some me përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajnë të premten në orën 13.00 në stadiumin e Kamzës ndaj ekipit të Kastriotit. Futbollistët dhe stafi teknik kanë zbritur në “Reshit Rusi” për të zhvilluar stërvitjen e zakonshme dhe në rradhët e tyre është parë dëshira për të lënë pas zhgënjimin e ndeshjes së fundit ndaj Egnatias, sepse mundësitë janë për ta bërë sa më shpejt kthesën”, citohet në një njoftim zyrtarë të shpërndarë pasditen e sotme nga KF Vllaznia.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje pas humbjeve të javës së kaluar, kuqeblutë në “Loro Boriçi” 0-1 me Egnatian dhe Kastrioti në “Air Albania” 4-0 me Tiranën. Humbja e thellë me Tiranën në transfertë ka detyruar trajnerin e Kastriotit, Emiliano Çela që të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës, situatë kjo që mund të mos jetë e favorshme për kampin krutan.

Megjithatë, për teknikun e kuqebluve, Mirel Josa, ndeshja e kësaj jave me Kastriotin pritet të jetë e vështirë. Sipas tij, të gjitha ndeshjet janë të ëvshtira, por duke dashur të karikojë skuadrën e tij, Josa risjell në vemendje vuajtjen që pati Vllaznia në fazën e parë për të fituar ndaj Kastriotit në “Loro Boriçi”, edhe pse në fakt shënoi që në minutën e parë.

“Të gjithë ndeshjet janë të vështira. Ne e kemi parë se çfar ndeshje kemi fituar me Kastriotin këtu në Shkodër, që kemi shënuar që në minutën e parë të ndeshjes, dhe pastaj kemi vuajtë gjatë të gjithë kohës. Kështu, që ne duhet të jemi shumë më të qetë kur vjen puna për të ndërtuar lojën. Ndaj Egnatias kishte momente kur skuadra edhe u nxitu, pamvarësisht se ne futëm dy lojtarë të gjatë në fushë, ishin momente që duhet t’i zgjidhim më mirë.”, është shprehur Josa pas ndeshjes me Egnatian, duke iu përgjigjur një pyetjeje për ndeshjen e radhës me Kastriotin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img