Vllaznia dhe Dinamo do të përballen mbrëmjen e sotme në “Arenën Kombëtare” në orën 20:00. Sfida mes kryeqytetasve dhe ekipit shkodran është e para gjysmëfinale për “Final 4”.
Dinamos i bën punë vetëm fitorja. Në anën tjetër kuqeblutë gëzojnë bonusin e barazimit.
Vllaznia e mbylli kampionatin e rregullt në vendin e dytë, ndërsa Dinamo në atë të tretë. Trajnerët Brdariç dhe Ilir Daja kanë zyrtarizuar formacionet.
Vllaznia:Jukaj,Gurishta,Repaj,Stojanoviç,Jago,Krymi,Deliu,Qato,Mala,Balaj,Gruda Trajner:Tomas Brdariç
Dinamo:Teqja,Meksi,Hoxha,Aliji,Loran,Qefalija,Karamba,L.Vila,Zabërgja,Nani,Itodo Trajner:Ilir Daja
GJYQTARËT E NDESHJES:
Arbitër kryesor:Eldorjan Hamiti
Asistent 1:Erind Burgu
Asistent 2:Xhuljo Mani
Arbitër i 4:Kreshnik Cjapi
Var:Juxhin Xhaja
Avar:Florjan Lata
Delegat:Eduard Gjini
Vëzhgues:Klajdi Kola
Fatos LAMAJ