Thursday, November 21, 2024

Pragndeshja Vllaznia-Teuta, opinion nga ish futbollisti shkodran, Fatmir Lugji

Lexo

Supersfida e Javës së 31-të të Superiores së futbollit shqiptar, Vllaznia-Teuta, takim që luhet të hënën në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18.00 ka marrë vemendjen e madhe të opinionit sportiv. Ish futbollisti i Vllaznisë dhe njëherazi analisti sportiv, Fatmir Lugji, pasi ka ndjekur me vemendje konfencën për shtyp të trajnerit kuqeblu, Tomas Brdariç, ka përgatitur opinionin në fjalë.

“Është me të vertete interesante dhe shumë profesionale analiza që tranjeri i Vllaznisë bën në prag ndeshjen me Teuten. Teknika dhe taktika e lojës që do përdoret kundër durrsakëve të Edi Martinit ngërthehet me aspektin psikologjik  që shpesh herë përdoret  pa “kandar ” për të treguar se jemi të përgatitur frontalisht për futbollin “klasik” shkodran dhe fitoren e padiskutueshme. Ky optimizëm i tranjerit të jep shpresë dhe garanci  se ekipi i Vllazinisë do korr një rezultat pozitiv, ku lojtarët sulmues do “gradojnë” shënjestren para portës kundërshtare dhe mbrojtësit shkodran do jenë shumë të kujdesshëm që mos të bëjne “gabime trashamane “.

Kur kampionati i superliges shqiptare po arrin finishin ( por kur mendojmë këto 6 ndeshjet e fundit janë vendimtare  dhe domethënëse) për Vllaznine dhe për tranjerin gjerman është domosdoshmëri objektive por edhe jetike të reflektojë në përformancen e tij në 90 min e ndeshjes. E kemi parë në të shumtën e ndeshjeve që është i përqëndruar tej mase në ecurinë dhe dinamiken e ndeshjes. Në fillim më ngjan si një spotdashës spektator, pastaj menjëhere kalon në rolin e tifozit emocional me lëvizjet dhe britmat udhëzuese dhe  për hir të së vertetes, në shumë ndeshje nga minuta e 70-të  ka reaguar me zëvendësime si tranjer. E thënë ndryshe, duhet ta rregullojë shënjestren në zëvendësime të lojtareve. Në një lojë futbolli, lojtarët bëjnë spektaklin, por për hir të së vetetës tranjeret marrin “meriten” më të madhe të suksesit dhe fitores, dhe në këtë prag ndeshje gjermani i pankinës shkodrane sfidon shkodranin e pankines durrsake duke i bërë të ditur se do fitojë dhe mund Teuten dhe Martinin. Dhe si epilog tranjeri shkodran, gëzimin e fitores do ta ndaj me tranjerin durrsak me një shishe vere të bardhë nga kantina e Durrësit, por çuditerisht do ta paguajë vete kroati –gjermani, por zakoni e kërkon që humbësi duhet ta paguajë bastin.”

Fatmir Lugji-Ish futbollist

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img