Monday, November 25, 2024

Pragndeshja, Vllaznia-Tirana. Dy tifozëritë karikohen në kulm, por futbollistët e dy skuadrave japin mesazhe qytetarie, shërbejnë në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër!

Lexo

Vllaznia dhe Tirana përballen nesër në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 16:00. Pozitat e të dyja skuadrave në tabelën e klasifikimit, Tirana e para dhe Vllaznia e dyta, por edhe  historia dhe tradita që mbartin në vetvete këto skuadra e kanë karikuar në maksimum ambientin rreth këtyre dy skuadrave.

Më së shumtmi, ky karikim ka mbërritur në ekstrem edhe në radhët e dy tifozërive, të cilët kërkojnë fitore nga skuadrat e tyre. Është për t’u habitur paksa, kur ky karikim, ndoshta më shumëse sesa duhet, në dy kampet përkatëse dhe mjedisi që i rrethon, vjen sikur të ishte finalja që vendos titullin kampion, duke i fryrë jo pak edhe tifozërive përkatëse.

Por, nga ana tjetër, mbrëmja e sotme, i ka gjetur bashkë të dyja skuadrat në qytetin e Shkodrës. Me një përfaqësi nga të dyja skuadrat, Balaj, Gurishta, Mala nga kuqeblutë dhe  Bekaj, Hasani, dhe Deliu, mes të cilëve ka qënë edhe artist ii mirënjohur shkodran, Sidrit Bejleri, mik i të dyja skuadrave, është realizuar një vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve të Shkodrës duke i shërbyer moshës së tretë që trajtohet falas në këtë qëndër.

Një mesazh ky kuptimplotë, qytetarie dhe humanizmi, që është pritur mjaft mirë, jo vetëm nga gjyshërit, të cilët kanë mbetur të befasuar kur kanë parë yjet e futbollit shqiptar duke i shëbyer.

Nga ana tjetër, mesazhi shkon edhe në aspektin sportiv për të dy kampet përkatëse, jo për të ulur luftën sportive, sepse ajo do të jetë në kulminacion pasditen e nesërme, por, pse jo, edhe  për sinjale Fayr Play në radhët e të dy tifozërive, të cilat për hirë të së vertetes gjatë viteve të fundit, raportet nuk kanë qënë në nivelin e duhur.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img