UEFA Conference League/ Dinamo City mëson rivalin e mundshëm të raundit të tretë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dinamo City ka mësuar emrin e kundërshtarit të mundshëm të raundit të tretë të UEFA Conference League. Në shortin e hedhur mesditën e sotme në Nion, skuadra shqiptare mësoi se do të përballet me fituesin e çiftit FCSB – Auda, nëse arrin të eliminojë sllovenët e NK Aluminij në raundin e dytë.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja do ta luajë ndeshjen e parë ndaj NK Aluminij në transfertë, më 23 korrik, duke nisur nga ora 20:00, ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet më 30 korrik, në orën 21:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në rast kualifikimi, Dinamo City do të përballet me fituesin e çiftit FCSB – Auda. Ndeshja e parë e raundit të tretë është planifikuar të luhet më 6 gusht, ndërsa ajo e kthimit më 13 gusht.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img