Chelsea mori një skualifikim me kusht njëvjeçar për nënshkrimin e lojtarëve të ekipit të parë, një ndalim nëntëmujor për regjistrimin e lojtarëve të akademisë së të rinjve dhe një gjobë prej 10 milionë stërlinash nga Premier League për shkelje të rregulloreve financiare gjatë pronësisë së Roman Abramovich.
Chelsea është gjobitur me 10.75 milionë £ dhe klubit i janë ndaluar transferimet me në një sesion të merkatos për “shkelje historike të rregullave”, tha Premier League.
“Klubi i Futbollit Chelsea ka kënaqësinë të konfirmojë se ka arritur një marrëveshje me Premier League në lidhje me çështjet rregullatore të së kaluarës, të cilat u raportuan vullnetarisht nga klubi në vitin 2022. Siç është njoftuar më parë, klubi ka raportuar vullnetarisht shkeljet e mundshme të rregulloreve nga e kaluara te të gjitha organet rregullatore përkatëse, duke përfshirë dështimin për të paraqitur pasqyrat e plota financiare që datojnë më shumë se një dekadë më parë.
Gjatë një hetimi gjithëpërfshirës të Premier Ligës, klubi zbuloi në mënyrë proaktive mijëra dokumente. Për më tepër, kur Premier Liga kërkoi informacion, klubi dha menjëherë përgjigje gjithëpërfshirëse dhe lehtësoi të gjitha rrugët e hetimit në mbështetje të një procesi kompleks dhe jashtëzakonisht të plotë. Klubi dëshiron të sqarojë se, pas një analize të plotë financiare të kryer nga Premier Liga, arriti në përfundimin se “në asnjë rrethanë klubi nuk do ta kishte tejkaluar humbjen maksimale të lejuar prej 105 milionë £ gjatë periudhës trevjeçare të vlerësimit të parashikuar në Rregullore”.
Klubi pranon plotësisht kushtet e marrëveshjes. Për qartësi, kufizimi nëntëmujor për regjistrimin e lojtarëve të Akademisë zbatohet menjëherë, por vetëm për lojtarët e Akademisë që janë regjistruar më parë në një klub tjetër të Ligës ose EFL në 18 muajt e mëparshëm. Nuk zbatohet për lojtarët aktualisht të regjistruar te Chelsea, lojtarët ndërkombëtarë ose lojtarët që paraqesin kërkesën e tyre të parë për regjistrim në kategorinë nën 9 vjeç”, shkruhet në njoftimin e klubit londinez.


