Në javën e 20-të të Pemier League, gjithçka ishte e lehtë për Manchester Cityn, i cili mposhti West Hamin 4-1 në Etihad. Në minutat e para skuadra e Lopeteguit tenton të trembë qytetarët, të cilët megjithatë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 10-të falë autogolit të Coufal. Më pas në skenë ngjitet Haaland me dy gola(42’ dhe 55’). Foden plotëson pokerin në minutën e 58-të, ndërsa në minutën e 71-të ish-lojtari i Dortmund, Fullkrug shënoi golin e vetëm për West Ham, 4-1. Manchester City ngjitet në 34 pikë në tabelë, në vendin e 6-të. West Ham mbetet i mbërthyer në 23 pikë, në vendin e 13-të.
Vetëm një barazim për Chelsean, 1-1 në fushën e Crystal Palace. Skuadra e Maresca-s e nisi shumë mirë menjëherë, në minutën e 14-të gol nga i zakonshmi Cole Palmer. Në pjesën e dytë ritmi ishte dukshëm më i ngadaltë. Blutë nuk ishin në gjendje t’i jepnin një shtysë përfundimtare ndeshjes dhe vendasit arritën të gjejnë golin e barazimit në minutën e 82-të me anë të Mateta. Me këtë barazim, Chelsea ngjitet në 36 pikë, vendi i katërt dhe +1 ndaj Neëcastle. Pikë e çmuar për Crystal Palace, në vend të 15-të me 21 pikë.