Sunday, March 15, 2026

Premier League-Java e 30-të. Arsenali mund Evertonin 2-0 dhe shkon në kuotën e 70 pikëve në renditje

Lexo

- Reklamë -spot_img

Arsenali qëndroi i fortë dhe siguroi fitoren e katërt radhazi në Premier League në javën e 30-të. Ekipi i Artetës mundi Evertonin 2-0 dhe u ngjit në kuotën e 70 pikëve në renditje. Ndeshja u vendos nga Gyokeres dhe Doëman, i lindur në vitin 2009, në një finale dramatike: i pari shënoi në minutën e 89-të, ndërsa i dyti (16 vjeç) shënoi në kohën shtesë në minutën e 97-të, duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë e Premier League.

Në ndeshjet e tjera, Chelsea nuk luajti mirë, duke humbur 1-0 në shtëpi ndaj Neëcastle falë golit të Gordon në minutën e 18-të.

Brighton rrëmbeu tri pikë të rëndësishme me fitoren 1-0 ndaj Sunderland ku vendosi goli i Minteh në minutën e 58-të.

Ndeshja midis Burnley dhe Bournemouth përfundoi 0-0. Një barazim që nuk ka shumë vlerë, veçanërisht për Burnleyn, që është ende i parafundit në tabelë dhe përballet me një situatë gjithnjë e më të pasigurt për rënie nga kategoria.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img