Manchester City mposht Evertonin dhe ushtroi presion ndaj Arsenalit. Në javën e 36-të të Premier League, ‘Qytetarët’ triumfuan 3-0 në ‘Goodison Park’. Gundogan zhbllokoi sfidën në minutën e 37-të me asistimin e Mahrez.
Dyfishimi mbërriti me firmën e Haaland-it të zakonshëm, i cili, në minutën e 39-të, shënoi golin e tij të 36-të në ligë. Gundogan shënoi sërish në pjesën e dytë dhe hyri në tabelën e golashënuesve me një tjetër dygolësh pas atij ndaj Leeds javën e kaluar.
Skuadra e Guardiolës, në krye të Premier League me 85 pikë, synon kështu ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, të planifikuar pas tri ditësh (e mërkurë 17 maj) në stadiumin Etihad. Asgjë për të bërë përkundrazi për Evertonin, i cili mbetet i gozhduar në 32 pikë, në luftë të plotë për të mos rënë nga kategoria.