Ballina Futboll Premier League-Minuta e 94-të fatale për Liverpulin. Goli i Andre i jep...

Premier League-Minuta e 94-të fatale për Liverpulin. Goli i Andre i jep fitoren Wolves së fundit në renditje duke mposhtur kampionët në fuqi

Andre shënoi golin e fitores në minutën e 94-të, ndërsa skuadra e fundit në tabelë, Wolves, mposhti kampionët në fuqi të Premier League, Liverpoolin.

Mohamed Salah dukej se i kishte dhuruar një pikë Liverpoolit pasi Rodrigo Gomes i dha Ëolves epërsinë. Por në fund, goli i Andres bëri që Molineux të shpërthejë.

Për herë të pestë në këtë sezon, skuadra e Arne Slot e pëson në kohën shtesë.

Kjo ishte fitorja e tretë në ligë për skuadrën e Rob Edwards, e cila duket e destinuar të bjerë në Championship, por ka mposhtur Liverpoolin, Aston Villan dhe ka barazuar me Arsenalin.

Për Liverpoolin, fitorja mund ta kishte barazuar me Manchester Unitedin dhe Aston Villan, vendi i tretë dhe i katërt, me 51 pikë, por  mbetet në vend të pestë. Ëolves(16 pikë) mbetet i fundit dhe 11 pikë larg vendit të sigurt.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu