Është mbyllur raundi i 25-të i Premier Ligës me Manchester City që ka mposhtur Liverpoolin 2-1 në Anfield, duke mbetur gjashtë pikë prapa liderëve të ligës, Arsenalit.
Pas një pjese të parë pa gola, Reds zhbllokuan sfidën në minutën e 74-të me një goditje dënimi mahnitëse nga Szoboszlai. Bernardo Silva barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 84-të, pastaj Haaland mposhti Alisson nga pika e bardhë në minutën e 93-të. Në fund, goli i tretë i Cherki u anulua, ndërsa Szoboszlai u përjashtua.
Manchester City ngjitet në 50 pikë, me Arsenalin ende në krye me 56. Liverpool mbetet i bllokuar në 39 pikë, pesë pikë pas zonës së Ligës së Kampionëve (vendi i katërt është i Manchester United).



