Friday, September 20, 2024

Presidenti i FF Kosovë Agim Ademi uron Armand Dukën për mandatin e ri në krye të FSHF-së

Lexo

I rizgjedhur si president i FSHF-së për herë të gjashtë radhazi, kreu i këtij institucioni Armand Duka, mes urimeve të shuma, është edhe ai i marrë nga homologu i tij në Kosovë, Agim Ademi.

 “Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim, në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tërë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju përcjell urimet më të mira dhe më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si president i FSHF-së. Mbështetja që gëzoni në komunitetin sportiv në Shqipëri, kontributi dhe vizioni juaj në transformimin e futbollit shqiptar ndër vite si dhe prezantimi juaj në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, dëshmojnë punën tuaj të drejtë dhe kjo na bën të ndihemi krenar me të arriturat e përgjithshme të futbollit në Shqipëri dhe jo vetëm. Duke iu uruar edhe më shumë suksese në të ardhmen dhe duke iu garantuar bashkëpunim të sinqertë e vëllazëror edhe në vitet që na presin, ju dëshiroj punë të mbarë dhe shëndet në mandatin e ri katërvjeçar”, shkruan në mesazhin urues, presidenti i Federatës Futbollit të Kosovës, Ili Ademi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img