Ka qënë prezent në RCDE Stadium të Barcelonës, dhe padyshim i kënaqur dhe i emocionuar për atë çfar ka parë të paraqesë skuadra jonë kombëtare në përballjen miqësore me Spanjën në transfertë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, pas ndeshjes ka shprehur konsideratat e tija më të mira për këtë kombëtare.
“Një skuadër që premton për të ardhmen, që i ka të gjitha mundësitë te na bëjë shumë krenarë. Me pak korigjime e me më shumë përqëndrim mund të arrijmë objektivat e mëdhenj që ne kemi vendosur. Të vazhdojmë rrugëtimin tonë rritës. Përjetë #forcaShqipni”, shkruan kreu i institucionit më të lartë të futbollit në Shqipëri, Armand Duka.