Monday, September 16, 2024

Presidenti Duka, uron Vllazninë e femrave për kualifikimin mes 32 skuadrave më të mira në Europë-Turi i dytë i UEFA Women’s Champions League

Lexo

Vllaznia e futbollit të femrave fitoi sot një ndeshje shumë të rëndësishme në grupin e 10-të eleminator të  UEFA Women’s Champions League duke mundur me rezultatin 1-0 kampionen e Sllovakisë, Spartak Myjava. Fitore kjo që e kualifikon Vllazninë në turin tjetër duke vijuar garën mes 32 skuadrave më të mira europiane. Suksesi në fjalë nuk është anashkaluar nga institucioni më i lartë i futbollit shqiptar, FSHF, ku nëpërmjet kreut të saj, Armand Duka vjen urimi në adresë të kampioneve të Shqipërisë, duke u ndjerë krenar për vajzat shkodrane që po nderojnë futbollin shqiptar në Europë.

“Urime Vllazni, krenar për vajzat kuqeblu që nderojmë futbollin shqiptar në Europë! Shumë i lumtur për fitoren e Vllaznisë në UEFA Women’s Champions League ndaj kampiones së Sllovakisë, Spartak Myjava, që kualifikon vajzat shkodrane në 32 skuadrat më të mira të Europës. Një arritje që na bën të gjithëve krenar për investimin që kemi bërë për futbollin e vajzave në këto vite dhe në të njëjtën kohë na nxit që të punojmë akoma më shumë. Gjithë futbolli shqiptar është krenar për këtë skuadër.”, shkruan presidenti Duka në mesazhin e tij publik për suksesin e Vllaznisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img