HISTORIKE!
Fitore e madhe në Bratisllavë, në një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e futbollit tonë!
Dardanët tanë triumfuan në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, duke bërë një hap gjigant drejt ëndrrës sonë të madhe.
Kjo nuk ishte vetëm një ndeshje… ishte dëshmi e karakterit, e sakrificës dhe e shpirtit të pathyeshëm që e mban gjallë këtë Kombëtare.
Në një atmosferë të shkëlqyeshme nga tifozët tanë, Gladiadorët dardanë treguan se Kosova nuk dorëzohet kurrë!
Urime futbollistëve, stafit dhe të gjithë tifozëve që ishin zemra e kësaj fitoreje, në stadium dhe kudo në botë.
Tani vetëm një hap larg historisë…
Faleminderit secilit tifozë që ishte i pranishëm në stadium dhe na përkrahi fuqishëm dhe të gjithë popullit në Kosovë e Diasporë që na qëndrojnë afër.
Vazhdojmë bashkë, me besim të plotë drejt finales!


