Fitoret e tre ekipeve të kampionatit shqiptar të kategorisë Superiore në ndeshjet e para të turit të dytë të UEFA Conference League, Dinamo City, Vllaznisë dhe Egnatias janë shoqëruar me urimin e presfidentit të FSHF-së, Armand Duka.
Dinamo City triumfoi me përmbysje 2-1 ndaj Atletic Escaldes në transfertë, në stadiumin “Estadi FAF”. Me të njëtin rezultat 2-1, fitoi edhe Vllaznia ndaj Vikingur të Islandës, ndeshje e luajtur në stadiumin “Loro Bori֛i, ndërkohë që kampionia Egnatia fitoi pastër në transfertë 0-2 ndaj Dinamo Minsk.
Postimi zyrtar i Presidentit të FSHF-së, Armand Duka
Urime Dinamo City, Vllazni dhe Egnatia!
Triumfi në ndeshjet e para të turit të dytë kualifikues të UEFA Conference League është mjaft pozitiv për tre ekipet tona dhe për futbollin shqiptar.
Gjithsesi, asgjë nuk ka mbaruar, duhet i njëjti përqendrim për të vazhduar më tej në raundin tjetër të Conference League.
Këto fitore janë motivim për të tria ekipet, që fillimin e kishin të mbarë dhe tani presim të përmbyllin me sukses objektivin për t’u kualifikuar.