Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, uron Dinamon për fitoren e Kupës së Shqipërisë

Suksesi i arritur nga Dinamo City duke fituar Kupën e Shqipërisë 2024-2025, është përshëndetur nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

“Urime Dinamo City për fitimin e Kupës së Shqipërisë!

Një ndeshje me emocione, e luftuar, por që në fund do të nxirrte vetëm një fitues. Ky trofe është shpërblim për punën e bërë nga lojtarët, stafi dhe drejtuesit gjatë gjithë sezonit futbollistik.

Sezoni nuk ka mbaruar ende, pasi në ditët në vazhdim luhen edhe ndeshjet e Final 4 për titullin kampion dhe uroj që të gjitha skuadrat të japin maksimumin dhe t’u japin emocione tifozëve të tyre në “Arenën Kombëtare”.”, shkruan kreu i FSHF-së, Armand Duka, në profilin e tij zyrtar të rrjetit social.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu