Presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi, takim në FSHF në kuadër të procesit të licencimit me klubet e “Abissnet Superiore”

Presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi i shoqëruar nga stafi i tij ka zhvilluar një takim në Federatën e Futbollit në kuadër të procesit të licencimit të 10-të klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore.

Gjatë bisedës me prfaqësues të Departamentit Ligjor dhe të Licencimit të klubeve pranë FSHF-së, është diskutuar mbi mënyrat e përmbushjes së gjashtë kritereve kryesore të licencimit të klubeve, mes të cilave edhe ai kuqeblu.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm është 31 mars 2025 dhe brenda kësaj periudhe, klubet aplikante duhet të plotësojnë këto kriteret: sportiv, përgjegjësia sociale dhe mbrojtja e mjedisit, infrastruktura, administrata dhe personeli, ligjor dhe financiar.

Në vazhdim, Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve në FSHF ka programuar takime të tjera dypalëshe me klubet, për të përmbyllur me sukses këtë proces të rëndësishëm.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu