Monday, November 25, 2024

Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi hap dyert e stadiumit “Loro Boriçi” për duelin me Skënderbeun. Sot, ora 16:00, java e fundit e Superiores, pa bileta

Lexo

Vllaznia dhe Skënderbeu përballen sot në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 16:00 në kuadrin e javës së 36-të të Abissnet Superiore që është edha java e fundit e kampionatit, por jo e krejt mbylljes së sezonit, sepse më pas luhen ndeshjet e “Final 4”.

Pas barazimit 0 me 0 të javës së kaluar në kryeqytet me Tiranën, ndonëse zbriti një vend më poshtë në renditje, nga i dyti në të tretin, Vllaznia siguroi pjesëmarrjen në “Final 4”. Në të tilla kushte, ballafaqimi i sotëm për kuqeblutë nuk e ka atë përgjegjësinë e ndeshjeve të mëparshme, që do të thotë se tekniku Brdariç do të vijojë të hedhë në fushë lojtarë nga stoli.

Gjermani i pankinës kuqeblu, e ka shprehur edhe më herët që kërkon të lërë pushim disa prej titullarëve në mënyrë që ato të jenë në maksimumin e tyre për gjysmëfinalen e parë të “Final 4”. Ndaj, përpos skualifikimit me kartonë të verdhë të Smajlit, pritet edhe të tjerë titullarë që të jenë pushim në këtë ndeshje.

E veçanta e kësaj ndeshje është ajo që presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi ka vendosur të hapë dyert e stadiumit “Loro Boriçi” për hyrjen e tifozëve pa biletë. Një vendikm ky që është mirëpritur nga ana e tifozëve kuqeblu, të cilët pritet të jenë të shumtë në numër për këtë ndeshje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img