Saturday, December 28, 2024

Prezantimi i Ronaldos te Al Nassr: Nuk jam në fund të karrierës

Lexo

Pas vizitave mjekësore, CR7 prezantohet para shtypit: “Nuk më intereson çfarë thonë njerëzit. Shumë më kanë kërkuar, cikli im në Evropë ka përfunduar”

Cristiano Ronaldo është prezantuar si lojtar i ri i Al Nassr. Portugezi mbërriti në stadium pak pas orës 17:00, i mirëpritur nga drejtuesit e klubit saudit dhe nga zyrat e larta të shtetit. Në orën 17.24 filloi konferenca. “Është një mundësi e madhe, jo vetëm në futboll, për të ndryshuar mentalitetin e gjeneratave të reja”, tha ai.

“Shumë klube nga Australia, Shtetet e Bashkuara, Portugalia janë përpjekur të nënshkruajnë me mua. Puna ime në Evropë ka mbaruar. Jam krenar që kam nënshkruar për Al Nassr. Është vendimi im, familja ime më ka mbështetur, veçanërisht fëmijët e mi, ne jemi krenarë për këtë. Njerëzit në Arabinë Saudite më duan. Mirëpritja ishte spektakolare”.

“Futbolli tani është ndryshe, evolucioni i futbollit është ndryshe. Shumë njerëz flasin por nuk dinë asgjë për futbollin – shtoi CR7 – Unë dua të përcjell një vizion të ndryshëm të vendit dhe futbollit këtu, dhe kjo është arsyeja pse e pranova këtë sfidë. Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit, sot futbolli ka evoluar dhe është shumë konkurrues. Nuk është fundi i karrierës sime”.

“Kam thyer të gjitha rekordet në Evropë dhe dua ta bëj edhe këtu. Kam ardhur këtu për të fituar. Unë dua të argëtohemi dhe të buzëqeshim së bashku këtu në Al Nassr. Bota e futbollit është shumë e avancuar, liga është shumë konkurruese dhe jam i lumtur që jam këtu. Mezi pres të luaj, edhe nesër nëse trajneri më jep mundësinë”. Të pranishëm ishin disa gazetarë, por askush nuk u lejua t’i bënte pyetje Ronaldos.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img