Një fitore 2-1 përballë Bodo/Glimt në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Ligës së Konferencës.
Prishtina ka dhuruar surprizën e radhës, duke triumfuar 2-1 përballë Bodo Glimt, skuadrës norvegjeze, në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Ligës së Konferencës. Një fitore me përmbysje për të besuari e trajnerit Zekirija Ramadani, të cilët iu përgjigjën golit të Berg me Otto John dhe autogolin e Lode.
Goli i parë i kësaj sfide erdhi në minutën e 11-të me Patrick Berg. Një sulm nga e majta për norvegjezët, Solbakken lëshon një top në zonë dhe aty Berg nuk e ka të vështirë të shënojë. Gjithsesi, prishtinasit do të gjejnë golin e barazimit në minutën e 44-ët me anë të Otto John. Një dalje e gabuar e portierit të skuadrës norvegjeze i ka dhënë mundësinë sulmuesit të Prishtinës të dërgojë topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 82-të, një gabim i pabesueshëm i norvegjezëve ka sjellë dhe golin e fitores për Prishtinën me protagonist mbrojtësin Lode që ka shkaktuar autogol. 2-1 për Prishtinën që ëndërron, ndeshja e kthimit do të luhet më 12 gusht.