Thursday, April 25, 2024

Europa Conference League-Teuta pëson gol në minutën e fundit, mundet në transfertë nga Shamrok Rovers, 1-0

Lexo

Teuta nuk ka mundur të rezistojë deri në fund në përballjen me Shamrok Rovers, ndeshja e parë e raundit të tretë të Ligës së Konferencës, duke u ndëshkuar nga goli i një 17-vjeçari, Emakhu. Një ndeshje e kujdesshme e skuadrës durrsake, që u përpoq të mbrohej me forca të shumta, me shumë pak tentativa në drejtim të portës kundërshtare. Në fund është Emakhu, i aktivizuar në minutën e 83-të, që ka thyer rezistencën e bregdetarëve, 1-0.

Një ndeshje që nisi me një ritëm të qetë, me irlandezët që kishin kontrollin e topit dhe me durrsakët shumë të kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Gjithsesi, rasti i parë i rrezikshëm për vendasit ka mbërritur në minutën e 21-të me Mandroiu, por është neutralizuar nga Frashëri.

Rasti i parë për Teutën mbërrin në minutën e 39-të me sulmuesin Seferi, por gjuajtja e tij është bllokuar nga mbrojtja e skuadrës irlandeze. Një pjesë e parë e qetë, që mbyllet me rrjeta të paprekura.

Në pjesën e dytë, irlandezët shfaqen rrezikshëm që në minutat e para, por Frashëri tregohet në lartësinë e duhur duke evituar golin. Shamrok është i gjithi në kërkim të golit, ndërsa Teuta u mbrojt me forca të shumta.

Gjithsesi, resiztenca durrsake do të marrë goditje në minutën e fundit, kur po luhej shtesa. Është 17-vjeçari Emakhu, i aktivizuar në minutën e 83-të në vend të Gaffney, që ka dërguar topin në rrjetë duke i dhënë fitoren 1-0 Shamrok Rovers. Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena” më 12 gusht.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img