Pritjes i erdhi fundi. Data shënon 14 qershor dhe starton Europiani, që merr jetë në Gjermani. Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Gjermanisë dhe Skocisë. Ky takim nis në 21:00 dhe zhvillohet në “Allianz Arena”.
Të gjithë sytë e Europës,por jo vetëm,jan të fokusuar në Gjermani ku deri me 14 korrik do të jemi të mbërthyer me emocione futbolli. 6 grupe me nga 4 përfaqësuese do tentojnë fillimisht kalimin e grupit.
Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare e luan ndeshjen e parë nesër. Pikërisht ndaj Italisë në 21:00,kuqezinjtë do kërkojnë surprizën e parë.
Ceremonia hapëse e Europianit do zhvillohet rreth 1 orë para fillimit të ndeshjes. Përveç koreografisë,një spektakël fishekzjarrësh pritet të ndezë stadiumin.
UEFA nuk ka harruar ti kushtojë tribute Franc Bekenbauer. Legjenda gjermane u nda nga jeta më 7 janar të këtij viti dhe do të përkujtohet para nisjes së takimit.
Euro 2024 do i mbajë të gjithë të mbërthyer deri më 14 korrik,kur është dhe finalja e madhe.
Fatos LAMAJ