Pritjes i erdhi fundi. Finalja e madhe e kampionatit në RTSH. Vllaznia apo Egnatia kush do të fitojë titullin?

Pritjes i erdhi fundi. Mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare” do të luhet finalja e madhe e “Final 4” sfida Vllaznia-Egnatia, që do të vendosë se cila skuadër do të shpallet kampione e kampionatit Abissnet Superiore në edicionin 2024-2025.

Finalja e madhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH Sport, ndërsa para dhe pas ndeshjes emisioni “Supergol” i drejtuar nga Hygerta Sako do të sjellë komente, analiza dhe intervista nga specialistë dhe protagonistë direkt nga stadiumi.

Egnatia vjen si kampione në fuqi dhe kërkon të përsërisë suksesin, ndërsa Vllaznia synon rikthimin e madh në majat e futbollit shqiptar pas 24 vitesh. Përballjet direkte mes tyre gjatë këtij sezoni tregojnë një ekuilibër të plotë, që e bën finalen edhe më të paparashikueshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu