Saturday, November 23, 2024

Privatizimi dhe licensimi tek Vllaznia, tifozët protestë përpara Bashkisë Shkodër(Video)

Lexo

Pezullimi i përkohshëm i procesit të privatizimit të KF Vllaznia dhe së fundmi edhe mosmiratimi i fondit për shlyerjen e borxheve të Vllaznisë që bëhet pengesë për pjesëmarrjen në Kupat e Europës ka shkaktuar një zemërim të madh në masën e tifozërisë kuqeblu.

“O sot o kurr ka ardh dita për protest massive, ta din tan Vllaznia është e shkodranëve dhe jo individëve me kollare, sot ma shum se kurr protest për Vllazninë, krenarinë e çdo shkodrani. Po na vrasin e përdhosin historinë shekullore, tifozat shkodranë se meritojn një pabesi, si një numër i caktum individësh kërkojn ta zhysin Vllazninë këtu e tash sa vite. Prandaj të gjithë protest, mos thuj kam baben, nanen Bashki, jo mor të jena tanë në protest për emblemen e fotbollit shqiptar, përjet me ty VLLAZNI! Ora 5 përpara Bashkisë, pjesëmarrja detyrim!”, ishte mesazhi në grupin e fansave kuqeblu që paralajmëronte protestën e tifozëve për Vllazninë.

Protestë e cila në fakt u bë realitet kur mes përmes pedonales së qytetit vërshyen automjetet e tifozëve shkodrane, të cilët të shoqëruara me flamuj dhe dekorin kuqeblu, si dhe sirenën e pandërprerë të borive, përcollën mesazhin e tyre në masën e komunitetit shkodran.

Më pas, grumbullimi në sheshin përpara godinës së Bashkisë Shkodër, ku brohoritjet, Vllazni-Vllazni, si dhe kërkesat për të zgjidhur situatën problematike të privatizimit dhe licensimit të Vllaznisë u dëgjuan për shumë minuta. Një mesazh ky, që sipas tyre, do të vijojë edhe gjatë ditëve të tjera si sensibilizim për përfundimin e procesit të privatizimit dhe të licensimit të Vllaznisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img