Basketboll Superliga Java 8 / Kryendeshja, Goga Basket-Vllaznia, sot ora 17.00 në “Dhimitraq Goga” Durrës

Lexo

Da Silva: “Jam shumë i lumtur për këtë titull, në Shqipëri kam fituar edhe një Kupë me Vllazninë. Kam vend për tatuazh edhe për...

Sulmuesi i Partizanit, Viktor Da Silva u shpreh i lumtur pas fitimit të titullit kampion:“Jam shumë i lumtur për...

Deliallisi: “Për ne nuk ka festë akoma, të ulim kokën e vazhdojmë punën për ndeshjen e radhës”

Pas humbjes së sotme ndaj Tiranës 1-2, Erzeni e mbylli kampionatin në vendin e 8-të të rendijtes dhe tashmë...

Shehi: “Nuk ishte më gjë në dorën tonë pas asaj që ndodhi, kemi ardhur me sakrificë e me djersë”

Tirana e mbylli kampionatin me pikë të barabarta me Partizanin dhe nuk arriti të shpallej kampione për herë të...

Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Superligën shqiptare luan sot ndeshjet e javës së tetë. Për vetë nivelin dhe pozitat kryesuese që gjenden skuadrat në tabelën e klasifikimit, çifti Goga Basket-Vllaznia, konsiderohet si kryendeshja e kësaj jave. Takimi në fjalë do të luhet në sallën sportive “Dhimitraq Goga” të qytetit të Durrësit duke filluar nga ora 17.00.

Ballafaqimi i fazës së parë mes këtyre skuadrave është fituar nga Goga Basket, por tashmë me të gjitha gjasat do të ketë një rivalitet dhe luftë sportive më të fortë, kjo për faktin se pas një starti jo të mirë si shkak i mungesës së kohës së duhur stervitore në dispozicion, tashmë skuadra shkodrane është rritur ndjeshëm në nivelin e lojës së saj. Një gjë të tillë e tregojnë edhe fitoret e njëpasnjëshme duke dhënë sinjalet e një Vllaznie pretendente.

Ndaj, për këtë arsye, përballja e sotme në “Dhimitraq Goga” të Durrësit pritet me shumë interes nga opinioni sportiv dhe kryesisht tifozëria e të dy palëve, të cilët në mungesë të pranisë në sallë do të ketë mundësi ta ndjekin live përmes transmetimit nga RTSH Sport.

Krahas çiftit, Goga Basket-Vllaznia, po për meshkuj në javën e tetë ndeshen edhe Eagles-Teuta dhe derbi, Tirana-Partizani. Ndërsa, për Kampionatin Kombëtar të basketbollit për femra, kategoria e parë, Vllaznia luan sot në transfertë përballë Studentit, ndërsa ndeshjet e tjera janë: Flamurtari-Partizani, Tirana-Apolonia, Shoqata Tirana-Elbasani.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -