Saturday, November 23, 2024

Probleme me Hysajn, mbrojtësi rrezikohet të mbyll vitin para kohe

Lexo

Elseid Hysaj mund të mbyll vitin para kohe me Lacion dhe të kthehet vetëm në ditët e para të janarit përsëri në fushën e lojës. Mbrojtësi kuqezi, mund të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit që kanë lacialët në Serinë A për vitin 2021.

Në mesjavë, Lacio përballet me Venecian dhe do të dëshironte që të merrte një fitore për të mbyllur sa më mirë një vit kalendarik me shumë luhatje. Por ekipit do t’i mungojë me shumë mundësi Imobile (i izoluar pasi ka rezultuar pozitive ndaj COVID bashkëshortja e tij) si dhe Hysaj.

Mbrojtësi ka pasur probleme muskulore në kofshën e djathtë dhe nuk ka zhvilluar pjesën taktike të stërvitjes me ekipin, duke punuar veçmas. Në këtë mënyrë, Hysaj shihet si një mungesë e sigurt për këtë ndeshje, pasi klubi nuk do të dëshironte kurrsesi që të rrezikonte gjendjen e tij. Ndaj ai pritet të kthehet vetëm për ndeshjen e 6 janarit ndaj Empolit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img