Sunday, August 17, 2025

PSG, fiton Superkupën e Europës. Francezët e Luis Enrique, munden me penallti, 4-3, Tottenham

Lexo

PSG e Luis Enrique ka fituar Superkupën e Europës në Udine ku ka mundur me shumë vështirësi ekipin e Tottenham.

Ekipi i Thomas Frank befasoi të pranishmit në Udine duke kaluar dy herë në avantazh falë van de Ven (39’) dhe Romero (48’). Por kampionët e Champions League treguan diferencën e madhe mes dy ekipeve në organikë pasi diferencën e bënë lojtarët, të cilët erdhën nga stoli. Lee Kang-In (85’) dhe Ramos (90’+4’) barazuan gjithçka duke dërguar ekipet në pikën e bardhë të penalltisë. Njëmbëdhjetëmetërshat u buzëqeshën francezëve, të cilët kthyen katër të tilla në gol ndërsa formacioni britanik vetëm tre.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img