NJOFTIM PËR TIFOZËT E KF “TËRBUNI”
Të nderuar tifozë të KF “Tërbuni”!
Bashkia Pukë ju informon se, në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe në përpjekje për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për klubin tonë të zemrës, u shpall ankandi për shitjen e aksioneve të KF “Tërbuni” në masën 100%.
Megjithatë, ju bëjmë me dije se, në përfundim të afatit ligjor të shpallur, nuk është paraqitur asnjë ofertues për të marrë pjesë në këtë proces.
Ky fakt është zhgënjyes për të gjithë ata që kanë në zemër fatin e klubit dhe historinë e tij, por Bashkia Pukë mbetet e angazhuar që të vijojë punën për të garantuar funksionimin e klubit dhe pjesëmarrjen e tij në aktivitetet sportive.
Në këtë kuadër, ankandi do të zhvillohet sërish me datën 05.08.2025, me të njëjtat kushte dhe dokumentacion, dhe shpresojmë që në këtë raund të kemi një ofertues fitues që do të marrë përsipër zhvillimin e mëtejshëm të klubit.
Ne do t’ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim dhe ju falënderojmë për mbështetjen e vazhdueshme dhe pasionin tuaj të jashtëzakonshëm për KF “Tërbuni”!
Bashkia Pukë
07.07.2025