Thursday, November 28, 2024

Qatip Osmani: “Partizani na krijoi probleme, na mungoi qarkullimi i topit. Nuk ka vend për shqetësim për ndeshjet e ardhshme”

Lexo

Vllaznia dhe Partizani kanë barazuar 1-1 në supersfidën e javës së 21-të të “Abissnet Superiore”. Pas kësaj sfide, për MCN TV foli trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani.

“Mendoj se gjatë lojës patëm raste edhe ne, por edhe Partizani. Neve na mungonte qarkullimi i topit, sidomos në pjesën e dytë. Dy mesfushorët tonë, ishim shumë para dhe në fazën e mbrojtjes, Partizani na krijoi probleme.

Mos ishte një lojë tepër mbrojtëse nga ana juaj? Ishim pakëz më të kujdesshëm. Ajo u pa në 20 minutat e fundit.

Ky barazim e ul vrullin e Vllaznisë? Ne luajtëm kundër një ekipi më kualitativ në ligë. Nuk ka vend për ndonjë shqetësim të tillë për ndeshjet e ardhshme. Vllaznia dhe Partizani bëjnë diferencën? Renditja tregojnë se janë 4-5 ekipe që do luftojnë për “Final Four”.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img